Kodi_Nr.03-L-109_Doganor_dhe_i_Akcizave_te_Kosoves_252596.pdf

  • No School
  • AA 1
  • ilhanzoranic1
  • 202

This preview shows page 1 out of 202 pages.

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 202 pages?

Unformatted text preview: Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly _______________________________________________________________________ Kodi Nr. 03/L-109 DOGANOR DHE I AKCIZAVE NË KOSOVË Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton KODIN DOGANOR DHE TE AKCIZAVE NË KOSOVË KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME KAPITULLI 1 FUSHËVEPRIMI DHE PËRKUFIZIMET BAZË Neni 1 Legjislacioni Doganor përbëhet nga ky Kod dhe një Udhëzim Administrativ, i sjell nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, për zbatimin e këtij Kodi. Kodi do të zbatohet, pa rënë ndesh me rregullat e veçanta të parapara në fushat tjera për tregtinë ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera. Neni 2 Ky Kod bën rregullimin e elementeve bazë të sistemit për mbrojtjen doganore të ekonomisë së Republikës se Kosovës dhe të drejtat e obligimet e të gjithë pjesëmarrësve, në zbatimin e legjislacionit doganor. 1 Neni 3 1. Legjislacioni doganor i Republikës se Kosovës do të zbatohet në mënyrë unike në tërë Kosovën. 2. Dispozita e caktuara të legjislacionit doganor të Republikës se Kosovës, po ashtu mund të zbatohen jashtë Kosovës përbrenda kornizës ligjore që rregullon fushat e veçanta ose të konventave ndërkombëtare. Neni 4 Për qëllime të këtij Kodi do të aplikohen definicionet si në vijim: (1) Person, nënkupton: - Personin fizik, Personin juridik, Kur është paraparë mundësia sipas dispozitave ligjore në fuqi, bashkimi i personave të cilëve u është njohur zotësia për kryerjen apo ndërmarrjen e veprimeve juridike, por nuk e kanë statusin e personit juridik. (2) Persona të vendosur në Kosovë, nënkupton: - Në rast të personit fizik, cilido person që është banor i përhershëm i Kosovës, Në rast të personit juridik apo të shoqatave, cilido person që ka një zyrë të regjistruar në Kosovë, zyrat qendrore apo një biznes të përhershëm të themeluar në Kosovë. (3) Doganë nënkupton, Doganat e Republikës se Kosovës përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit doganor. (4) Zyra doganore nënkupton, çdo zyrë në të cilën mund të kryhen të gjitha apo disa formalitete që parashikon legjislacioni doganor. 5) Vendim nënkupton, çdo akt zyrtar të Doganës që ka të bëjë me legjislacionin doganor që rregullon një çështje të caktuar, kur një akt i tillë ka efekt ligjor ndaj një apo me shumë personave të caktuar ose të identifikuar; kjo shprehje përfshinë, nder të tjera informatat e detyrueshme në vështrim të nenit 18. (6) Status doganor, nënkupton statusin e mallrave si mallra Kosovare apo jo-kosovare. (7) Mallra të Kosovës, nënkupton: - Të përfituara tërësisht në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me nenin 27 dhe që nuk kanë në përbërjen e tyre mallra të importuara nga vendet apo territoret jashtë Kosovës. 2 Mallrat e përfituara nga mallrat e vendosura nën regjimin e pezullimit nuk do të përcaktohen si mallra Kosovare; - Të importuara nga vende ose territore jashtë Kosovës, të cilat janë lëshuar në qarkullim të lirë; - Të përfituara ose të prodhuara në Kosovë, qoftë vetëm nga mallrat e përmendura në nënparagrafin e dytë, apo nga mallrat e përmendura në nënparagrafin e parë dhe të dytë. (8) Mallra jo-kosovare, nënkupton mallrat që nuk përfshihen në nenparagrafin 7. Mallrat e Kosovës do të humbin statusin e tyre si të tilla me rastin e largimit të tyre nga Kosova. (9) Borxhi Doganor, nënkupton obligimin që ka një person për te paguar shumën e detyrimeve të importit (borxh doganor në import) apo detyrimeve doganore të eksportit (borxh doganor në eksport), që zbatohen për mallra të caktuara sipas dispozitave ligjore te Kosovës qe janë ne fuqi. (10) Detyrimet e importit, nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat të cilat kanë efekt të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme gjate importimit te mallrave në Kosovë, duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë. (11) Detyrimet e eksportit, nënkupton të gjitha detyrimet doganore, duke përfshirë pagesat që kanë efekt të njëjtë me detyrimet doganore dhe taksat e pagueshme me rastin e eksportimit të mallrave nga Kosova, por duke përjashtuar çdo tarifë apo pagesë për transport apo licencë. (12) Debitor, nënkupton çdo person përgjegjës për pagesën e një borxhi doganor. (13) Mbikëqyrja Doganore, nënkupton veprimet e ndërmarra nga Dogana për të siguruar respektimin e legjislacionit doganor dhe, kur është e nevojshme edhe të dispozitave të tjera të aplikueshme mbi mallrat që i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore dhe vëzhgimit. (14) Kontroll nga Dogana, nënkupton kryerjen e veprimeve specifike si kontrollimi i mallrave, verifikimi i autenticitetit të dokumenteve, kontrollimi i kontabilitetit dhe i të dhënave te tjera, kontrollimi i mjeteve të transportit dhe pajisjeve të qarkullimit, kontrolli i bagazheve dhe mallrave të tjera që personat mbajnë ose bartin, kryerja e verifikimeve dhe e veprimeve të tjera të ngjashme për të siguruar respektimin e legjislacionit doganor dhe, kur është e nevojshme të dispozitave tjera të zbatueshme mbi mallrat që i nënshtrohen mbikëqyrjes doganore dhe vëzhgimit. (15) Trajtimi apo përdorimi i lejuar nga dogana për mallrat, nënkupton: a) Vendosjen e mallrave nën një procedurë doganore; b) Hyrja e tyre në një zonë të lirë apo depo të lirë; c) Ri-eksportimi i tyre nga Kosova; 3 d) Asgjësimi i tyre; e) Heqja dorë në dobi të autoritetit doganor. (16) Procedurë doganore, nënkupton: a) Lëshimi i mallit në qarkullim të lirë; b) transiti; c) magazinimi doganor; d) përpunimi i brendshëm; e) përpunimi nën kontroll doganor; f) importi i përkohshëm; g) përpunimi i jashtëm dhe h) eksporti. (17) Deklarata doganore, nënkupton aktin me të cilin një person shprehë, në format dhe mënyrat e caktuara vullnetin për të vendosur mallrat nën një procedurë të caktuar doganore. (18) Deklaruesi, nënkupton personin që parashtron deklaratën doganore në emër te vet ose personi në emrin e të cilit bëhet deklarata doganore. (19) Paraqitja e mallrave në doganë, nënkupton njoftimin e Doganës në mënyrën e paraparë, për arritjen e mallrave në zyrën doganore ose në cilindo vend tjetër të caktuar ose të lejuar nga autoritetet doganore. (20) Lëshimi i mallrave, nënkupton aktin me anën e të cilit Dogana e bën një mall të disponueshëm për qëllimet e parapara në procedurën doganore nën të cilën janë vendosur. (21) Shfrytëzues i procedurës doganore, nënkupton personin në emrin e të cilit është bërë deklarimi doganor ose personin të cilit i janë bartur të drejtat dhe obligimet e personit të përmendur më lartë në lidhje me një procedurë doganore. (22) Shfrytëzues i autorizimit, nënkupton personin të cilit i është lëshuar autorizimi. (23) Dispozitat në fuqi, nënkupton dispozitat ligjore të Kosovës. (24) Rrezik, nënkupton mundësinë që të ndodhë një ngjarje në lidhje me hyrje- dalje, transitin dhe përdorimin përfundimtar të mallrave që lëvizen ndërmjet Kosovës dhe një vendi tjetër, si dhe praninë e mallrave që nuk kane status Kosovar, e që: 4 - Pengon zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore te Kosovës ose - Komprometon interesat financiare të Kosovës ose - Paraqet kërcënim për sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës, për shëndetin publik, për mjedisin apo për konsumatorët. (25) Menaxhimi i rrezikut, nënkupton identifikimin sistematik të rrezikut dhe zbatimin e të gjitha masave për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezikut. Kjo përfshinë aktivitetet siç janë: mbledhja e të dhënave dhe informatave, analizimi dhe vlerësimi i rrezikut, përcaktimi dhe marrja e veprimeve dhe mbikëqyrja e rregullt, si dhe rishqyrtimi i procesit bazuar në burime dhe strategji ndërkombëtare. KAPITULLI 2 Organizimi i administratës doganore Neni 5 Propozimi, Emërimi dhe Aprovimi i Drejtorit Gjeneral të Shërbimit Doganor 1. Drejtorin Gjeneral të Doganës Republikës Kosovës e propozon Ministri i Ekonomisë dhe Financave, bazuar në rekomandimet e komisionit të formuar sipas paragrafit 4 të këtij neni, e emëron Kryeministri i Qeveris Republikës së Kosovës. 2. Drejtori Gjeneral i raporton Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. 3. Qeveria ka të drejtën e shkarkimit, suspendimit apo të kthimit në detyrë të Drejtorit Gjeneral. 4. Ministri i Ekonomisë dhe Financave do të shpall konkurs të hapur për Drejtor Gjeneral të Doganës, dhe do ta formon komisionin për përzgjedhje e kandidatit të rekomanduar siç është parapare me ligjet në fuqi dhe praktikat më të mira për shërbyesit publik/ uniformuar. Neni 6 Kompetencat e Drejtorit Gjeneral 1. Drejtori Gjeneral është kompetent: (a) për të emëruar, Drejtorët, bazuar në rekomandimet e komisionit të formuar për këtë qeshje si rezultat i një procesi të rekrutimit të brendshëm të doganës nëpërmjet konkursit transparent, siç është parapare me ligjet në fuqi dhe praktikat me të mira për shërbyesit publik/ uniformuar. 5 (b) për të shkarkuar, suspenduar, për të ulur në pozitë apo për të rikthyer në pozitë Drejtorët, bazuar në rekomandimet e komisionit formuar për këto qeshje. (c) për të avancuar në detyrë, shkarkuar, suspenduar, për të ulur në pozitë apo për të rikthyer në pozitë cilindo oficer, sipas rekomandimit te komisionit te formuar për avancim si rezultat i një procesi te rekrutimit te brendshëm te doganës nëpërmjet konkursit transparent apo për rikthim ne pozite, perkatsishte për masa disiplinore. (d) Drejtori i Gjeneral mund të largojë nga detyra para afatit të parapare me akt të vetin për arsye të: i. kërkesës se tij/saj; ii. për shkak të paaftësisë shkaqe shëndetësore për ti kryer detyra; iii. nëse është dënuar për vepër penal me vendim/aktgjykim gjyqësor të formës së prerë. dhe iv. mund ta suspendoje për kohe kur oficeri apo drejtori është nën hetime për vepër penale. pas shkarkimit, apo suspendimit, deri në momentin e emërimit oficerit të ri, nëse e kërkon grada dhe pozita do të caktohet ushtruesi i detyrës. 2. Komisioni sipas paragrafit 1 pika a). dhe b). do të formohet nga Drejtori Gjeneral i Doganës në konsultim me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave prej katër anëtareve dhe një kryetarit, i cili do të përbëhet prej përfaqësuesit udhëheqës të Ministrisë Ekonomisë dhe financave, përfaqësuesit udhëheqës të Ministrisë Punëve Brendshme, Përfaqësuesit të këshillit për Mbrojtjen e të drejtave njeriut, një përfaqësuesit të doganave dhe një Gjyqtar. (a) . Oficerët doganore që kanë marr pjese në konkurs për Drejtor të pa kënaqur me rezultat e përzgjedhjes gëzojnë të drejtën e ushtrimit të Ankesës Ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Akti i sjell sipas Ankesës nga ana e Ministrit te Ekonomisë dhe Financave mund të kontestohet në Gjykatën kompetente. ( b). Punët administrative lidhur me publikimin në shpallje të doganës për nevoja te emërimit të Drejtoreve, rikthimit apo masave disiplinore, hapjen e dosjeve dhe ruajtjen e tyre pas përfundimit të procedurave të lart shënuara do ta ketë sektori i burimeve njerëzore dhe sektori i standardeve profesionale në Doganë. 3. Komisioni për qeshje të paragrafit 1 pika c). do të formohet nga Drejtori Gjeneral i doganave në përbërje të oficereve doganore. (a). Oficeret doganore që kanë marr pjese në konkurs të pa kënaqur me rezultat e përzgjedhjes gëzojnë të drejtën e ushtrimit të Ankesës Drejtorit Gjeneral të Doganës. Akti i sjell sipas Ankesës nga ana e Drejtorit gjeneral te Doganës mund te kontestohet në Gjykatën kompetente. 4. Personeli i Doganës me përjashtim të personelit ndihmës civil, punësohet nëpërmjet konkurimit publike sipas kushteve të caktuara të procedurës të përzgjedhjes nga Drejtori gjeneral pas konsultimit me Ministrin e ekonomisë dhe Financave. 6 (c) Numri i oficerëve, kushtet e pagesës dhe buxheti i veçante për pagimin e shpërblimeve, pagimin e informatorëve, dhe pagimin e operacioneve te veçanta doganore, do të bëhen ne marrëveshje me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave. 5. Personeli ndihmës civil punësohet nëpërmjet konkurrimit publik sipas procedurave te përcaktuara me ligjin për shërbyesit civil. 6. Oficeret doganor të Doganës se Kosovës nuk janë Shërbyes Civil në Shërbimin Civil të Kosovës, por të punësuar nga Dogana sipas dispozitave te Kodit Doganor dhe Akcizave. 7. Atëherë kur me këtë Kod, Drejtori Gjeneral ka për detyrë ose ka kompetenca për të ndërmarrë një veprim sipas një Udhëzimi Administrativ, ai duhet ta regjistrojë atë Udhëzim dhe çdo veprim të ndërmarrë per kryerjen e asaj detyre apo kompetence dhe do te: (a) të ketë një kopje në dispozicion të inspektimit publik në Zyrën Qendrore të Doganës dhe (b) të mbajë një kopje tjetër në formë elektronike që do të jetë në dispozicion të inspektimit publik. 8. Drejtori Gjeneral do t’i parashtrojë rregullat për administrimin e Doganës duke përfshirë: (a) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, caktimin e vendeve ku do të vendosen zyrat doganore apo zyrat për mbledhjen e taksave; (b) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, të vendosë për orarin e punës për secilën zyre doganore apo zyre për mbledhje të taksave si dhe kufizimet në punën që kryhet në to; (c) Kodin e Mirësjelljes për oficerët; (d) procedurat që duhet vijuar atëherë kur ndonjë oficer shkelë Kodin e Mirësjelljes të përshkruar në paragrafin 4 (c); (e) pas këshillimit me Ministrin e Ekonomisë dhe Financave, për uniformën, emblemën, epoletat, flamurin te cilat Aprovohen nga Qeveria e Republikës Kosovës. që duhet të bartet nga oficerët; (f) organizimin e doganës, gradat dhe funksionet e oficereve doganore. (g) çfarëdo çështje tjetër të nevojshme për funksionimin efikas të Doganës. 9. Drejtori Gjeneral do të: (a) kujdeset që të gjithë oficerët të kenë përshkrime të qarta të vendit te punës, ku përshkruhet ne mënyre detaje puna që duhet të kryejnë ata dhe (b) Nëpërmjet një Udhëzimi Administrativ do të parashtrojë limitin e kompetencave dhe detyrave te cilat i kryejnë oficerët, qoftë në bazë të gradës apo vendit të tij të punës apo ndonjë kriteri tjetër. 7 Neni 7 Kompetenca e Drejtorit Gjeneral për të deleguar funksionet e tij 1. Atëherë kur me këtë Ligj Drejtori Gjeneral ka për detyrë ose ka kompetencë të kryejë çfarëdo veprimi, ai mund të delegojë atë detyrë apo kompetencë të një person i emëruar apo te një oficer i çfarëdo grade që punon në një vend të caktuar dhe duhet të mbajë evidencë me shkrim për çdo veprim të ndërmarrë për kryerjen e asaj detyre apo kompetence dhe duhet: (a) të ketë një kopje në dispozicion për inspektimin publik në Zyrën Qendrore të Doganës dhe (b) të mbajë një kopje tjetër në formë elektronike që do të jetë në dispozicion të inspektimin publik. Neni 8 Uniforma, identifikimi dhe mbrojtja e oficerëve 1. Gjatë kryerjes së detyrës të gjithë oficerët doganor janë të obliguar të mbajnë uniformën e dallueshme dhe kartelën identifikuese zyrtare të Doganës. Për operacionet e veçanta, kur e kërkon natyra e punës, Drejtori Gjeneral mund të lejoj ndryshe. 2. Kur ai e sheh të nevojshme për mbrojtjen e një oficeri, Drejtori Gjeneral do të urdhërojë që ai oficer të mbajë mjete të tilla mbrojtëse, që Drejtori Gjeneral konsideron se e kërkojnë rrethanat e rasteve specifike. 3. Kur një oficer e konsideron të nevojshme që automjeti i tij të identifikohet si automjet dogane, ai mund të aktivizojë dritat e kaltra dhe sistemin e sinjalit me zë më të cilat është i pajisur ai automjet. Neni 9 Autoriteti për kryerjen e funksioneve doganore dhe funksioneve tjera të dhëna 1 Dogana është i vetmi institucion në Kosovë, i cili ka kompetencë për të kryer detyra doganore dhe detyra tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Kosovës. 2. Dogana do të vlerësojë, caktojë dhe të mbledhë të gjitha detyrimet doganore dhe taksat në importe dhe eksporte, si dhe të ndërmerr çfarëdo funksioni tjetër që mund t’i caktohet Doganës. Të gjitha detyrimet doganore dhe taksat e mbledhura nga Dogana do të depozitohen në Buxhetin e Kosovës. 3. Dogana e Kosovës ka subjektivitet Juridike. 4 Nëse një gjë e tillë kërkohet nga një oficer, atëherë çdo pjesëtar i Forcave Policore të Kosovës dhe KFOR-it do ta kenë për detyrë që të ndihmojnë në zbatimin e ligjit në lidhje me çështjet doganore dhe për çështjet tjera që i caktohen Doganës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 8 5. Kur mallrat të cilat janë apo duket se nuk i janë nënshtruar dispozitave doganore gjenden të braktisura, personi i cili i gjen këto mallra duhet të raportojë këtë ngjarje në Doganë. KAPITULLI 3 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME QË KANË TË BËJNË, POSAÇËRISHT ME TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PERSONAVE, LIDHUR ME LEGJISLACIONIN DOGANOR SEKSIONI 1 E drejta e përfaqësimit Neni 10 1. Sipas kushteve të përcaktuara në nenin 68 (2) çdo person mund të caktojë një përfaqësues të vetin për marrëdhënie me Doganën, për të kryer veprimet dhe formalitetet e parapara me legjislacion doganor. 2. Një përfaqësim i tillë mund të jetë: - I drejtpërdrejtë, në rastet kur përfaqësuesi vepron në emër dhe për llogari të një personi tjetër ose - I tërthortë, në rastet kur përfaqësuesi vepron në emrin e vet, mirëpo për llogari të një personi tjetër. 3. Përveç rasteve të përmendura në nenin 68 (2) (b) dhe (3), përfaqësuesi duhet të jetë i vendosur në Kosovë. 4. Përfaqësuesi duhet të deklarojë se vepron për llogari të personit të përfaqësuar dhe të specifikojë nëse përfaqësimi është i drejtpërdrejtë ose i tërthortë si dhe të jetë i autorizuar me një akt si përfaqësues. 5. Personi i cili nuk deklaron se vepron në emër dhe në llogari të një personi tjetër ose i cili deklaron se vepron në emër dhe në llogari të një personi tjetër, pa qene i autorizuar për të bërë këtë, do të konsiderohet se vepron në emër të tij personal dhe në llogari të tij personale. 6. Dogana mund t’ i kërkojë çdo personi që deklarohet se vepron në emër dhe për llogari të një personi tjetër, të paraqet dëshmi për të drejtat e tij, që të veprojë si përfaqësues. 9 Neni 11 1. Për qëllime të nenit 10 si përfaqësues mund të veprojë vetëm personi juridik i regjistruar për përfaqësues në Doganë. 2. Përfaqësuesi duhet të jetë posedues i licencës së lëshuar nga Dogana. 3. Personi që aplikon për licencën e përmendur në paragrafin 2 duhet të: a) Të ketë së paku 6 muaj përvojë pune në fushën e çështjeve doganore; b) Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme; c) Të kalojë me sukses provimin profesional të organizuar nga Dogana për atë qëllim. 4. Regjistrimi dhe/ose licenca e përmendur në paragrafët 1 dhe 2 do të refuzohet ose revokohet nga Dogana, nëse personi është shpallur fajtor për ndonjë vepër penale, duke përfshirë mashtrim në lidhje me detyrimet doganore dhe duke përfshirë detyrimet që kanë efekte të njëjta me detyrimet doganore, taksat, vjedhjet, pranim të mallrave të vjedhura, humbjen e besimit, ofrim i mitos zyrtarëve ose kanosje, ose ka falimentuar ndonjëherë. Refuzimi apo revokimi i regjistrimit dhe/apo licencës do të komunikohet në përputhje me nenet 12. deri në 15. 5. Regjistrimi apo licenca të cilës i jemi referuar në paragrafët 1 dhe 2 do t’u refuzohet të gjithë doganierëve që janë pushuar nga puna apo janë pensionuar. Për oficerët doganor të pushuar nga puna, refuzimi do të bëhet pa ndonjë kufizim kohor. Për doganierët të cilët janë pensionuar, regjistrimi dhe/apo licenca mund të lejohet pas një periudhe trevjeçare pasi ata janë pensionuar. Seksioni 2 Vendimet lidhur me aplikimin e legjislacionit doganor Neni 12 1. Kur një person kërkon që Dogana të merr një vendim në lidhje me aplikimin e legjislacionit doganor, ai person duhet të sigurojë të gjitha informatat dhe dokumentet që kërkohen nga Dogana, në mënyrë që të merret një vendim. 2. Një vendim i tillë do të merret dhe do të njoftohet kërkuesi në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Procedurën Administrative. 3. Vendimi i sjellë nga Dogana me shkrim, me të cilin refuzohet kërkesa ose është në dëm të personave të cilëve iu është adresuar, do të arsyetojnë bazën në të cilën mbështetet ai vendim dhe do t’iu njohin të drejtën për ankesë të paraparë sipas nenin 291. 10 4. Dogana mund të vendosë që dispozita e paragrafit 3 të zbatohet njësoj edhe për vendimet tjera. 5. Dispozitat e Ligjit mbi procedurën administrative aplikohen në procedurat, të cilat i zhvillon Dogana, vetëm nëse nuk është paraparë ndryshe me dispozitat e këtij Kodi. Neni 13 Me përjas...
View Full Document

  • Fall '19

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture