pjesaedhjete.pdf - Pjesa e fundit numer dhjet:MENAXHIMI I PROJEKTEVE Matni si duhet aktivitetet Ka dy qasje themelore sa i përket faktit se n�

pjesaedhjete.pdf - Pjesa e fundit numer dhjet:MENAXHIMI I...

This preview shows page 1 - 3 out of 10 pages.

Pjesa e fundit numer dhjet :MENAXHIMI I PROJEKTEVE Matni si duhet aktivitetet. Ka dy qasje themelore sa i përket faktit se në ç’masë duhet të detajojmë punën në një projekt. Të dyja këto rregulla janë të arsyeshme dhe të vlefshme. a) Të përcaktojë cilët janë aktivitetet dhe ti vendosë ato në udhën e përllogaritjes. Një prej rekomandimeve më të njohura është ajo e kalkulimit të zërave në përmasat nga 40-80 orë pune. b) Rregulli i dytë rekomandon llogaritjen e zërave në masën rreth 4% të të gjithë kohëzgjatjes së projektit. P.sh nëqoftëse një projekt zgjat gjashtë muaj atëherë koha e skedulimit të zërave në dispozicion është rreth një javë ndërsa për një projekt 18-muajsh probabilisht koha e skedulimit do të jetë tre javë. Duhet të kemi parasysh që këto janë udhëzime dhe jo definime strikte. 70 Menaxhimi i Projekteve 70 b. Dështimi nga mospërfshirja në proces e menaxherëve operacional. Ky gabim është një nga më të shpeshtit në procesin e planifikimit. Parimi është i thjeshtë: njerëzit që do të punojnë në projektin tuaj duhet të jenë të përfshirë thellë në planifikimin e pjesëve të tij. Ka minimalisht dy arsye të mira që përligjin këtë fakt. Së pari, rezultatet e pritshme të planifikimit do të jenë padyshim më të qarta dhe të sakta, e ndikuar kjo nga niveli i njohjes së punës. Në fund të fundit kjo është puna e tyre. Së dyti, duke i përfshirë ata gjatë fazës së planifikimit ka të ngjarë që ata të angazhohen në mënyrë të konsiderueshme më tepër dhe të jenë më të pritur drejt suksesit tërësor. Menaxherët shpesh fillojnë të jetojnë me premtimet e tyre, gjë që ndikon dukshëm në nivelin e motivimit dhe të suksesit. c. Dështimi për të reflektuar riskun dhe pasigurinë në planet e tyre. Tekste të tëra i dedikohen riskut dhe pasigurisë. Pse? Për shkak se menaxhimi i tij është një nga problemet më esenciale në fushën e menaxhimit të projekteve. Shkaku kryesor i dështimit të mjaft prej projekteve në ditët e sotme është mostrajtimi i riskut dhe pasigurisë ose mosdhënia atij e rëndësisë së duhur. Menaxhimi i riskut përdor kryesisht teknikat statistikore si dhe metoda të tjera shkencore që bëjnë të mundur parashikime në nivele të arsyeshme dhe besueshme sigurie të rezultateve të projekteve në kushtet e veprimit të riskut dhe pasigurisë. Një pjesë e mire e menaxherëve nuk e vlerësojnë dhe akomodojnë veprimin dhe ndikimin në rezultatin dhe produktin përfundimtar të projektit të nivelit të riskut. Ka tre arsye që shpjegojnë këtë: Menaxherët e projektit nuk e kuptojnë menaxhimin
Image of page 1
e riskut. Edhe pse teknikat e menaxhimit të riskut po përdoren gjerësisht në dekadat e fundit një pjesë e menaxherëve nuk merren si dhe sa duhet me të, shkaktuar nga niveli i kufizuar i njohurive mbi riskun. Në disa raste ata e injorojnë ekzistencën e tij. Nëse ekipi juaj i projektit nuk është i familjarizuar me teknikat e matjes dhe menaxhimit të riskut Sinkronizimi është çelësi. Frekuenca e takimeve të ekipit si dhe shtrirja kohore e aktiviteteve të veçanta në përllogaritjet tuaja duhet të jenë përafërsisht proporcionale. Ky sinkronizim
Image of page 2
Image of page 3

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 10 pages?

  • Spring '18
  • Prof.Dr.Shaip Bytyqi

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

Stuck? We have tutors online 24/7 who can help you get unstuck.
A+ icon
Ask Expert Tutors You can ask You can ask You can ask (will expire )
Answers in as fast as 15 minutes