fushat tematike u përcaktua një objektiv strategjik. Objektivat strategjikë u zbërthyen në
rezultate të pritshme, ndërsa për secilin rezultat u definuan aktivitetet e mundshme, si dhe
treguesit e suksesit. Për këtë qëllim u mbajtën dy punëtori të grupit bërthamë, dy punëtori të
nëngrupeve dhe një e grupit plenar. Edhe rezultati i kësaj faze u përmblodh në një dokument të
hartuar nga Grupi Bërthamë.
3.
Hartimi i draftit të PSAK-ut u bë duke shfrytëzuar punën e bërë në dy fazat e para. Ky draft
reflekton të gjitha ndryshimet që janë sugjeruar nga grupi bërthamë në përfundim të fazës se
dytë të planifikimit.
4.
Më 5 maj 2016 u mbajt një konferencë kombëtare ku u diskutua drafti i PSAK-ut. Mbi 100
pjesëmarrës që përfaqësonin të gjithë sektorët relevantë të qeverisë, institucionet arsimore,
shoqërinë civile, partnerët zhvillimorë dhe palët tjera me interes dhanë vërejtjet dhe sugjerimet
e veta në lidhje me dokumentin e PSAK-ut, të cilat u konsoliduan në një draft të ri nga grupi i
ekspertëve.
5.
Më 21 dhe 22 maj u mbajt një punëtori me Grupin Bërthamë, në përbërje të zgjeruar, ku u
shqyrtuan komentet nga konferenca dhe u bënë ndryshimet e fundit në draftin e dokumentit të
PSAK-ut, me përjashtim të ndryshimeve në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional të cilat u
bënë dy javë më vonë, pas një punëtorie të veçantë të grupit të punës për këtë objektiv.
Ndërkohë, u përfshinë në versionin e radhës edhe komentet e dhëna me shkrim nga OSBE dhe
Këshilli i Evropës. Po ashtu, në këtë periudhë u finalizuan edhe treguesit e suksesit të cilët u
diskutuan me Grupin Bërthamë dhe strukturat tjera brenda MAShT-it.
6.
Procesi i planifikimit buxhetor u zhvillua gjatë qershorit të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe u
organizuan dy punëtori planifikimi me pjesëmarrjen e Grupit Bërthamë në përbërje të zgjeruar.
Paralelisht me këtë proces u hartua edhe plani i zbatimit të PSAK-ut për periudhën 2017-2021.
7.
Versioni final i dokumentit të PSAK-ut u hartua gjatë korrikut të vitit 2016 në bazë të udhëzimeve
të dhëna nga Grupi Bërthamë. Në këtë fazë u bënë disa shkurtime dhe riorganizime të pjesëve të
dokumentit.

15
3. Konteksti
Ritmi i ndryshimeve me të cilat ballafaqohen të gjitha shoqëritë në shekullin XXI paraqet një sfidë të
madhe për qeveritë dhe planifikuesit në të gjitha nivelet. Askund tjetër nuk është kjo më e vërtetë
sesa në fushën e arsimit dhe të aftësimit që kanë përgjegjësi, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në
aspektin humanitar, për të lehtësuar zhvillimin e qytetarëve. Nëse duam që sektori i arsimit dhe
aftësimit të jetë në gjendje të ju përgjigjet në mënyrë efektive ndryshimeve të mjedisit, është e një
rëndësie të jashtëzakonshme që ata të cilët udhëheqin me zhvillimin e strategjisë të kenë njohuri
solide rreth kontekstit të jashtëm dhe të brendshëm në të cilin veprojnë.
Për këtë arsye, gjatë procesit të zhvillimit të PSAK-ut 2017-2021, vëmendje e konsiderueshme i është
kushtuar analizës së kontekstit për të cilin është përgatitur plani i ri.
3.1. Sfidat dhe mundësitë në mjedisin aktual
Analiza e faktorëve të jashtëm që ndikojnë në zhvillimin e PSAK-ut 2017-2021 nxori disa përfundime
interesante. Gjatë diskutimeve në Grupin Bërthamë doli se pjesa më e madhe e faktorëve të


You've reached the end of your free preview.
Want to read all 116 pages?
- Spring '19
- Arber Berisha