Detyrimit ndodh? dhe tvsh ja do t? bëhet e

This preview shows page 19 - 21 out of 66 pages.

detyrimit ndodhë dhe TVSH-ja do të bëhet e ngarkueshme vetëm kur mallrat pushojnë të jenë të mbuluara nga këto aranzhime apo situata; 2.2. kur mallrat e importuara i nënshtrohen detyrimeve doganore, duhet të ndodhë momenti i lindjes së detyrimit dhe TVSH-ja do të bëhet e ngarkueshme; 2.3. dispozitat në fuqi që rregullojnë detyrimet doganore aplikohen lidhur me momentin e ngarkimit dhe momentin kur TVSH-ja bëhet e ngarkueshme për mallrat e importuara, të cilat nuk i nënshtrohen detyrimeve doganore në Kosovë. 2.4. për mallrat e vendosura nën procedurë të importimit të përkohshëm me lirim të pjesshëm nga detyrimet doganore, do të ndodhë momenti i lindjes së detyrimit dhe TVSH-ja do të bëhet e ngarkueshme, vetëm kur mallrat pushojnë të jenë të mbuluara nga kjo procedurë. KAPITULLI VI SHUMA E TATUESHME Neni 24 Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve 1. Shuma e tatueshme për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve përcaktohet si vijon: 1.1. në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, ndryshe nga ajo që është referuar në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, shuma e tatueshme duhet të përfshijë çdo gjë që përbën konsideratën e marrë ose që do të merret nga furnizuesi, në kthim për furnizimin nga konsumatori apo pala e tretë, duke përfshirë këtu subvencionet e lidhura direkt me çmimin e furnizimit; 1.2. nëse furnizimi është për konsideratë në para, vlera e tij duhet të merret si shuma e barabartë me konsideratë; 1.3. nëse furnizimi bëhet për konsideratë që nuk përbëhet nga paratë ose që nuk përbëhet plotësisht nga paratë, vlera e tij duhet të merret sipas vlerës së hapur të tregut për furnizimin.
Image of page 19
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 23 / 17 GUSHT 2015, PRISHTINË 20 LIGJI Nr. 05/L -037 PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR / SHTOJCA 2. Për nevoja të këtij ligji “vlera e hapur e tregut” nënkupton shumën e plotë që duhet ta paguaj konsumatori në shkallën e njëjtë të tregut në të cilin ndodh furnizimi i mallrave dhe shërbimeve, nën kushtet e konkurrencës së barabartë, për furnizuesin nën mbizotërimin e tregut brenda Kosovës ku është bërë furnizimi, në mënyrë që të marr mallrat ose shërbimet në fjalë në atë moment. 3. Kur nuk mund të sigurohet krahasimi për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, “vlera e hapur e tregut” nënkupton si në vijim: 3.1. në lidhje me mallrat, një shumë që nuk është më e vogël se çmimi i blerjes së mallrave ose të mallrave të ngjashme ose në mungesë të çmimit të blerjes, çmimi i kostos i përcaktuar në kohën e furnizimit; 3.2. në lidhje me shërbimet, një shumë që nuk është më e vogël se kostoja e plotë e personit të tatueshëm që e ofron atë shërbim.
Image of page 20
Image of page 21

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 66 pages?

  • Fall '19

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

Stuck? We have tutors online 24/7 who can help you get unstuck.
A+ icon
Ask Expert Tutors You can ask You can ask You can ask (will expire )
Answers in as fast as 15 minutes