Nuk asnj� parim shkencor q� na çon t� refuzojm� apo t� pranojm� gjykime te bëra

Nuk asnj? parim shkencor q? na çon t? refuzojm? apo

This preview shows page 9 - 11 out of 18 pages.

në përgjithësi veprojnë për të përmirësuar mirëqenien, ashtu si ata e shohin të arsyeshme. Nuk ka asnjë parim shkencor që na çon të refuzojmë apo të pranojmë gjykime te bëra nga individët rreth jetës së tyre. Së dyti , mirëqenia e komunitetit varet nga mirëqenia e individëve në atë komunitet. Me fjalë të tjera, komunitetet janë të përbërë nga njerëz, dhe rritja e mirëqenies së komunitetit realizohet vetëm nëse mirëqenia e atyre që përbëjnë komunitetin është përmirësuar. Nga kjo vjen edhe parimi i tretë , ndikimi i një veprimi social në mirëqenien e komunitetit. Kriteri Pareto, i quajtur sipas një ekonomisti të shekullit të nëntëmbëdhjetë, thotë: në qoftë se të paktën një person është më mirë, prej një vendimi politik, dhe asnjë person nuk është më keq, atëherë komuniteti në tërësi është në mënyrë të qartë pro vendimit politik. Po nëse, një veprim social dëmton dikë, megjithë përmirësimin e gjendjes së shumë individëve të tjerë, a e përmirëson mirëqenien e shoqërisë në tërësi? Është e padiskutueshme se një veprim i tillë e përmirëson mirëqenien e shoqërisë, pavarësisht nga numrat e saktë që janë bërë më mirë, sepse vlera relative e atyre që dëmtohen nuk mund shkencërisht të krahasohet me ata që ndihmohen. Por, një politikë e tillë e propozuar do të dështoj në kriterin Pareto për gjykimin e veprimit social. Me këto standarde, ne mund të analizojmë pasojat e ekskluzivitetit lidhur me vendimet publike. Le të supozojmë se vetëm pesë njerëz do të ndikohen nga ndërtimi i një argjinature për të mbrojtur një zonë të vogël nga përmbytjet periodike të një lumi. Kostoja e kësaj argjinature është 40,000 dollarë. Çdo individ në këtë komunitet e di sakrificën maksimale që do të jetë i gatshëm për të bërë, për të patur këtë argjinaturë në krahasim me mospasjen e argjinaturës. Kuptohet që kjo nuk do të ishte më e madhe se sa dëmi individual që mund të shmanget duke pasur argjinaturë mbrojtëse. 9
Image of page 9
Në Figurën 1.2 janë shifrat e përfitimeve individuale. Argjinatura, do të ishte një e mirë publike, që do të nënkuptojë se çdo individ mund ta përdorë atë pa pakësuar disponueshmërinë e saj për të gjithë të tjerët në komunitet, dhe përjashtimi i mospaguesve nuk do të ishte e realizueshme. Së pari, a do të ndërtohet argjinatura pa veprim publik, pra në mënyrë vetëm individuale? Kostoja e argjinaturës është $40.000, vlera më e lartë që çdo individ i vetëm (individi D) do të paguajë për të ndërtuar argjinaturën është $13.000. Kështu, argjinatura nuk do të prodhohet nga ndonjë individ i vetëm. Nëse argjinatura do të kushtonte vetëm $12500 për tu ndërtuar, sërish do të dyshonim nëse individi D do të ndërtojë argjinaturën për përfitimin e tij, dhe katër personat e tjerë në komunitet do të marrin përfitime nga argjinatura pa pagesë. (Katër të tjerët do të jenë kalorës të lirë). Pasi argjinatura ndërtohet, ajo është atje, duke ju shërbyer të gjithëve për shkak të karakteristikave të saj publike. Figura: 1-2. Përfitimi i individëve prej projektit Individët Përfitimi i individëve A 12000 B 11000 C 10000 Kosto totale = $40000 D 13000 E 10000 Përfitimi total $56000 Megjithatë, kostoja fillestare e supozuar e ndërtimit, është e tillë që, përfitimi maksimal
Image of page 10
Image of page 11

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 18 pages?

  • Fall '15

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

Stuck? We have tutors online 24/7 who can help you get unstuck.
A+ icon
Ask Expert Tutors You can ask You can ask You can ask (will expire )
Answers in as fast as 15 minutes