14 Duhet q� t� përfundoj proçesi i informatizimit t� t� dhënave për

14 duhet q? t? përfundoj proçesi i informatizimit

This preview shows page 203 - 205 out of 218 pages.

14. Duhet që të përfundoj proçesi i informatizimit të të dhënave për tatimpaguesit. Si dhe të forcohet shkëmbimi i informacioneve mes vetë strukturave të administratës tatimore. Kemi përmendur se në kohët moderne, shkurtimi i burokracive veçanërisht kur bëhet fjalë për fushën e tatim-taksave, merr një rëndësi të veçantë. Informatizimi i të gjithë sistemit tatimor, ndihmon dhe lehtëson jo vetëm tatimpaguesit por dhe thjeshton punën e administratës tatimore. Gjithashtu një shkëmbim informacioni më i drejtëpërdrejt mes vetë organeve të administratës tatimore forcon baskëveprimin e të gjitha strukturave të organeve tatimore në luftë kundër evazionit tatimor dhe fshehjes së të ardhurave.
Image of page 203
204 15. Rritja e kategorive të të ardhurave të përjashtuara Në mendimin tonë, ligji duhet të përjashtoj nga tatimi mbi të ardhurat personale të gjitha donacionet në cash që bëhen për shtetin, organet e qeverisjes qëndrore dhe vendorë, si dhe organet apo institucionet e tjera publike, për zhvillimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisin. Këto të ardhura mund të konsiderohen shpenzime të zbritshme apo të përjashtohen për efekt të tatimit. 16. Rritja e numrit të shpenzimeve të zbritshme Legjislatori duhet të kontribuoje në rritjen e numrit të shpenzimeve të zbritshme duke ndihmuar individët, subjekt të tatimit që kanë detyrimin e plotësimit të deklarateve vjetore të të ardhurave, dhe jo të zvogëloj numrin e tyre, si për fat të keq ndodhi në fundin e vitit të shkuar. 17. Problemet që lindin në rastin e dypunësimit. Për të ardhurat e individëve, të fituara nga dy ose më shumë vende punësimi, ligji nuk shprehet qartë se si do të aplikohet vjelja e këtij tatimi. Duke qënë se sistemi tatimor shqiptar ka kaluar nga sistemi i taksës së sheshtë drejt taksimit progresiv, është e nevojshme dhe e detyrueshme plotësimi i deklaratës vjetore nga të gjithë ata subjekte që janë të dy ose tre punësuar. Një detyrim i tillë do të siguronte vjeljen korrekte të këtij tatimi dhe do të luftonte në të njëjtën kohë evazionin fiskal. 18. Pavarësia e Drejtorisë së Apelimit Tatimor Aktualisht, me ligjin e ri të pro123edurave tatimore, Drejtoria e Apelimit Tatimor është pjesë përbërëse e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke shfuqizuar në këtë mënyrë Komisionin e Apelimeve Tatimore. Në këndvështrimin tonë, pavarsia e kësaj drejtorie është realisht e diskutueshme për aq sa ajo gjykon në të vërtetë vetëveten. 19. Kalimi gradual drejt sistemit gjithëpërfshirës së tatimeve Aktualisht, vendi jonë aplikon sistemin dual të tatimit mbi të ardhurat, sipas të cilit është progresiv vetëm tatimi mbi të ardhurat nga paga. Ndërkohë, tatimi nga burimet e tjera të të ardhurave, si dhe tatimi mbi fitimin janë në nivel të njëjtë. Në mendimin tonë, sistemi tatimor duhet të kalojë gradualisht drejt sistemit gjithëpërfshirës sipas të cilit, tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin duhet të jenë në nivel progresiv.
Image of page 204
Image of page 205

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 218 pages?

  • Winter '19
  • marsel sulanjaku

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

Stuck? We have tutors online 24/7 who can help you get unstuck.
A+ icon
Ask Expert Tutors You can ask You can ask You can ask (will expire )
Answers in as fast as 15 minutes