Ato d organizohen n� mënyr� t� kuptueshme për ti par� zbrazësit� dhe mbulimet e

Ato d organizohen n? mënyr? t? kuptueshme për ti

This preview shows page 59 - 61 out of 79 pages.

Kërkesat e përdoruesve formojnë model të plotë të asaj që e duan përdoruesit. Ato duhet të organizohen në mënyrë të kuptueshme për t’i parë zbrazësitë dhe mbulimet e njëra-tjetrës. E njëjta vlen për specifikimet e sistemeve ato formojnë model të plotë të sistemit të propozuar. Një rrugë e shpejtë për hutim është të përzihen kërkesat e përdoruesve, specifikimet e sistemit, elementet e dizajnit, rastet e testimit, udhëzimet e zhvillimit, dhe udhëzimet e instalimit. Shenjat e rrezikut janë referencat në sistem, dizajn, testim, apo instalim. Shembull:"Përdoruesi do të mund ta shikojë numrin aktual të zgjedhur të kanalit që do të shfaqet në tip të shkronjave Swiss 14pt në një panel LCD të testuar sipas Standardit Shtetëror të Rregullacionit 567-89 dhe do të montohet me kauçuk të rezistueshëm ndaj tronditjes.”Në rastin më të butë, kjo e përzien një funksionalitet apo lejueshmëri me një kufizim të shfaqjes. Zgjedhja e një paneli me gjasë LCD mund të shtyhet deri në dizajnimin e sistemit. Montimi sugjeron se paneli LCD mund të jetë zgjedhur për shkak të fortësisë, me ç’rast kjo duhet të jetë kufizim. Paneli me gjasë do të përdoret të shfaqë më shumë se sa numrin e kanalit, prandaj kërkesat e ekranit duhet të jenë në një seksion të veçantë. Mos i përzieni kërkesat dhe planet Një mënyrë tjetër e lehtë për telashe me kërkesat është të përzihen kërkesat dhe planet apo oraret. Planet janë esenciale, por ato nuk e kanë vendin në kërkesa. Zakonisht ato përditësohen gjatë projektit, ndërsa kërkesat duhet të stabilizohen. Përzierja e kërkesave me plane ka prirje ta rrisë ngarkesën e punës në kërkesa përmes rishikimeve dhe takimeve shtesë të rishikimit. Shenjat e rrezikut janë referencat në data, faza të projektit, dhe aktivitete të zhvillimit. Shembull: "Tipi i ekranit të kanalit - LCD, LED, ose TFT do të zgjedhet deri më 15 mars dhe prototipi i parë i panelit do të jetë i disponueshëm për testim në fillim të fazës 3.”Mos spekuloni Kërkesat janë pjesë e kontratës ndërmjet klientit dhe zhvilluesit, ku përdoruesit janë palë të treta të interesuara. Nuk ka hapësirë për “lista të dëshirave” –terma të përgjithshme për gjërat që me gjasë i do dikush. Shenjat e rrezikut i përfshijnë paqartësinë rreth tipit të përdoruesit për të cilin flitet, dhe fjalët përgjithësuese: zakonisht, përgjithësisht, normalisht, tipikisht. Shembull: "Përdoruesit normalisht kërkojnë indikacion të hershëm të ndërhyrjes në sistem.”Mos luani me kërkesa dykuptimëshe Disa konstruksione, siç është përdorimi i “ose” apo “pos nëse” në kërkesa, lejojnë grupe të ndryshme të lexuesve të kuptojnë gjëra të ndryshme nga fjalët e njëjta. Është e mundur të përdoret kjo teknikë me qëllim: një menaxher i zhvillimit mund të tentojë ta shtyjë, derisa të bëhet tepër vonë, çfarëdo mundësie të klientit ta kërkojë atë që e dëshiron, ndërsa një
Background image
Shkrimi i kërkesave më të mira 60/79klient do të mund të shpresonte ta çorientojë furnizuesin që të ofrojë ta kryejë një punë me çmim të ulët, duke menduar se kërkesa ishte më e vogël se sa që ishte në të vërtetë. Kjo praktikë është e rrezikshme, e përdorur nga kushdoqoftë, dhe mund të dështojë lehtë. Shembull:
Background image
Image of page 61

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 79 pages?

  • Winter '13

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture