Objektivi ka qen? koordinimi i veprimtarive t?

  • No School
  • AA 1
  • 73

This preview shows page 26 - 28 out of 73 pages.

Agjencia për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Eurointegrim (ASDE). Objektivi ka qenë koordinimi i veprimtarive të ministrive të ndryshme që prodhojnë dhe përdorin të dhëna hapësinore, të agjencive specifike shtetërore dhe të autoriteteve rajonale e lokale. Bashkëpunimi me sektorin privat është ____________ 10 . www/desc.asp parë gjithashtu si i rëndësishëm. Përpjekje të mëdha janë bërë për të zhvilluar grupe të reja të dhënash hapësinore të cilat janë komponentë bazikë për ndërtimin e SDI-së bullgare të orientuar nga INSPIRE. Hapa konkretë të ndërmarrë nga Bullgaria përfshijnë:
Image of page 26
- Ngritjen e një sistemi gjeodezik për territorin e Bullgarisë të quajtur Sistemi Gjeodezik Bullgar 2000 (BGS 2000), të krijuar përmes aktit të Këshillit të Ministrave të Bullgarisë (140/15.06.2001 ). Ai përfshin: a)Parametrat themelorë gjeodezikë të përcaktuar në një sistem gjeodezik reference 1980 (GRS80); b)Sistemin gjeodezik i koordinatave ETRF-89 i realizuar nga korniza evropiane e referencave EUREF; c) Sistemin vertikal të realizuar me etapat kombëtare të nivelimit të përcaktuara në bazë të Rrjetit Evropian të Referencave Vertikale (EUVN), të plotësuar me të dhëna mbi gravitetin në një sistem të unifikuar graviteti; d)Sistemin e koordinatave hartografike bazuar në ETRF-89 dhe në projeksionin konik konformal (projeksioni Lambert) me dy paralele standarde dhe një meridian qendror i cili përdoret për të gjitha aplikimet civile; e) Sistemin ndërkombëtar për rrjetin koordinativ dhe nomenklaturën e hartave në një shkallë 1: 2000. - Një projekt “Sistemi Gravitacional Kombëtar” për të zgjidhur problemet kryesore të sistemit kombëtar gravitacional që zhvillohet në kuadër të Këshillit Kombëtar të “Hetimeve Shkencore” (NCSI”) të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë. Problemet e paraqitura, realizimi i projekteve të përmendura dhe përgjithësimet e nxjerra prej tyre që lidhen me veprat kryesore gjeodezike, duke përfshirë edhe sistemin kombëtar gravitacional dhe hapat specifike për të ardhmen, konsiderohen në Bullgari si parakushte për realizimin e plotë të këtij sistemi brenda kuadrit të unifikimit të mëtejshëm dhe integrimit Evropian. 7. Maqedonia Në Maqedoni organizimi dhe funksionimi i NSDI-së është parashikuar në ligjin “Për Agjencinë e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme” 11 (AKPP) i cili në vitin 2008 ka ngarkuar me përgjegjësi për organizimin dhe funksionimin e NSDI-së këtë Agjenci. Zhvillimi i NSDI-së në Maqedoni dhe mënyra e organizimit e funksionimit e parashikuar në ligjin mbi Agjencinë e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme bazohet në parashikimet e Direktivës INSPIRE përsa i përket mbledhjes, përpunimit, përditësimit dhe arkivimit të të dhënave gjeohapësinore.
Image of page 27
Image of page 28

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 73 pages?

  • Fall '19

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture