Por fëmijën tim nuk e pranuan Syt� i ka si bajame shum� t� bukurSka gj� edhe po

Por fëmijën tim nuk e pranuan syt? i ka si bajame

This preview shows page 50 - 52 out of 157 pages.

Por fëmijën tim nuk e pranuan. Sytë i ka si bajame, shumë të bukur.“S’ka gjë, edhe po nuk mësoi që vitin e parë“, i thashë mësueses, por ajo përsëri nguli këmbë që unë të bisedoja me drejtorin e shkollës. Dhe këtu filluan andrallat. Ka një ligj që më dënon si prind, po nuk e dërgova fëmijën tim në shkollë dhe ka një mësuese e një drejtor shkolle që thotë: “Jo, ne nuk e prano- jmë djalin tuaj në shkollë!“. Ku të shkoj?! Në cilën shkollë do të mësojë ai? Nuk di ndonjë shkollë që të jetë hapur në qytetin tonë vetëm për fëmijët me sy të bukur si bajame.
Image of page 50
49 14) “Save the Children” 2009, sugjerime për rishikimin e DN-së, dërguar në MASH. Sugjerimet janë hartuar nga ekipi zbatues i Projektit të arsimit gjithpërfshirës në bashkëpunim me ekpertë të fushave të Zhvillimit të Aftësisë së Kufizuar dhe Arsimit Gjithpërfshirës “Mundësimi i krijimit të shanseve të barabarta për të gjithë nxënësit dhe aftësimi i tyre për përballimin e jetës.” Është fakt që arritja e këtij synimi ka akoma punë për t’u realizuar. Në fillimin e vitit të ri akademik 2009-2010, MASH-i udhëzon të gjithë DAR/ZA-t të zbatojnë një sërë strategjish: “Strategjia për arsimin parauniversitar”, “Strategjia kombëtare për fëmijët”, “Strategjia kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom”; “Strategjia kombëtare për personat me aftësi të kufizuara”; “Strategjia kombëtare e barazisë gjinore dhe kundër dhunës në familje 2007 – 2010”. Por a duhet të kufizohet MASH-i vetëm me porosi dhe udhëzime? Si sigurohet MASH-i që çdo mësues dhe prind po qartësohet për mënyrën se si do të arsimohet një fëmijë me aftësi të kufizuara? Ekipi që po piloton Projektin për arsimin gjithpërfshirës, për realizimin e tij me sukses, mbështetet fuqimisht tek e drejta universale e fëmijës për arsim dhe ka sjellë edhe risitë e veta për të realizuar këtë të drejtë në mënyrën më të mirë për fëmijët. Për këtë, janë ndjekur tre hapa: së pari, prindërve u është bërë e qartë se çdo fëmijë ka të drejtë të arsimohet, pavarësisht aftësive të tij intelektuale apo fizike; së dyti, mësuesve u është qartësuar ndërtimi dhe përdorimi i PEI (Plani Edukativ Individual), ku prindi është një faktor themelor për realizimin me sukses të tij; së treti, drejtuesve të arsimit në shkolla, kopshte dhe në zyrat e Drejtorive Rajonale të Arsimit dhe Zyrat Arsimore, u është qartësuar ideja se edukimi i këtyre fëmijëve është dhe duhet të jetë një përpjekje grupi, jo individi (në rastin konkret e mësuesit). 3.3 Përmirësime të nevojshme në dispozitat normative për arsimin parauniversitar Nga zbatimi i Projektit për arsimin gjjithpërfshirës në 6 rajone të vendit është vënë re se “neni 57 i dispozitave normative ekzistuese nuk reflekton qartësinë e duhur për alternativat e arsimimit të
Image of page 51
Image of page 52

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 157 pages?

  • Fall '15
  • Dr. Kevin Kelley
  • Psychology

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture