2 T� ardhurat përve� t� ardhurave t� përshkruara n� paragrafin 1 t� këtij neni

2 t? ardhurat përve? t? ardhurave t? përshkruara n?

This preview shows page 31 - 33 out of 37 pages.

2. Të ardhurat, përveç të ardhurave të përshkruara në paragrafin 1 të këtij neni, të realizuara nga marrëveshjet apo kontratat, qofshin me shkrim apo me gojë, me personat apo entitetet e Kosovës nga një person apo entitet jo-rezident nga shërbimet e kryera në Kosovë i nënshtrohen mbajtjes në burim nga paguesi i atyre të ardhurave, përderisa personi apo entiteti jo-rezident nuk ka njësi të përhershme në Kosovë. 3. Pavarësisht nga dispozitat tjera në këtë ligj, shuma e mbajtjes në burim sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni është 5% e kompensimit bruto. Secili pagues do të dorëzojë një pasqyrë të mbajtjes në burim dhe të transferojë shumën e tatimit të mbajtur në burim në një llogari të caktuar nga ATK-ja në një bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas ditës së fundit të secilit muaj kalendarik, në përputhje me aktin nënligjor të nxjerr nga Ministri. 4. Mbajtja në burim sipas këtij neni konsiderohet të jetë tatim përfundimtar dhe pranuesit e të ardhurave të tilla që i nënshtrohen mbajtjes në burim nuk do të dorëzojnë deklaratë në ATK, pavarësisht dispozitave të nenit 49 të këtij ligji. 5. Secili pagues i cili mban në burim sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore, me kërkesë të pranuesit të të ardhurave, deri më 1 Mars të vitit vijues të periudhës tatimore do t’i japë certifikatën e tatimit të mbajtur në burim në formën e specifikuar me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri. 6. Çdo tatimpagues i cili mban në burim tatimin sipas këtij neni gjatë një periudhe tatimore do të dorëzojë në ATK një pasqyrë barazimi vjetore në formë dhe format të specifikuar nga ATK-ja jo më larg se 1 Mars të vitit që pason periudhën tatimore. Çdo tatimpagues duhet të përfshijë një kopje të të gjitha certifikatave të mbajtjes në burim, që kërkohen me paragrafin pesë të këtij neni, me pasqyrën vjetore të barazimit, me pasqyrën vjetore të barazimit të dorëzuar në ATK. 7. Ministri nxjerr akt nënligjor që do të specifikojë ata persona apo entitete të cilët do të konsiderohen “pagues” sipas këtij neni dhe të gjitha aktivitetet tjera të kërkuara për zbatimin e këtij neni. KREU X ORTAKËRITË DHE GRUPIMI I PERSONAVE Neni 43 Ortakëritë dhe grupimi i personave 1. Secila ortakëri dhe grupim i personave që merr apo akruon të ardhura bruto në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, për qëllime të tatimit në të ardhura personale, dorëzon një deklaratë tatimore vjetore për të ardhurat, më apo para 31 Marsit të vitit që pason periudhën tatimore por nuk do të bëjë pagesë të detyrimit mbi tatimin në të ardhura.
Image of page 31
2. Deklarata tatimore bëhet në formën e përshkruar nga ATK-ja dhe përfshinë, midis tjerash, të ardhurat bruto nga të gjitha burimet, zbritjet e lejueshme, të ardhurat e tatueshme dhe pjesën shpërndarëse të secilit ortak apo anëtar, që bashku me numrin e tyre fiskal të Kosovës dhe adresat e tyre përkatëse. Secili ortak apo anëtar i grupit
Image of page 32
Image of page 33

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 37 pages?

  • Winter '16
  • james bina

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

Stuck? We have tutors online 24/7 who can help you get unstuck.
A+ icon
Ask Expert Tutors You can ask You can ask You can ask (will expire )
Answers in as fast as 15 minutes