ii personat me t� cilët jan� duke kryer ose kan� kryer transaksione financiare

Ii personat me t? cilët jan? duke kryer ose kan?

This preview shows page 27 - 29 out of 67 pages.

ii) personat, me të cilët janë duke kryer ose kanë kryer transaksione financiare apo tregtare; iii) pagesat e bëra për nënkontraktorët apo në pozicionin e nënkontraktorit; iv) debitorët dhe kreditorët; b) bankave dhe institucioneve financiare, për: i) pagesat e interesit; ii) depozitat dhe detyrimet në fund të vitit; iii) veprime të tjera bankare; iv) regjistrin elektronik të llogarisë bankare, në emër të tatimpaguesve, përfshirë emrin tregtar dhe numrin personal të identifikimit; c)shoqërive komisionere ose fondeve të investimeve kolektive, për transaksionet e titujve; ç) agjentëve të pasurisë së paluajtshme, për veprimet ndaj klientëve; d) blerësve ose shitësve të pasurisë së paluajtshme, për përshkrimin dhe çmimin e pasurisë së paluajtshme; dh) noterëve, për veprime noteriale, për shitblerje të pasurive, të luajtshme apo të paluajtshme, apo kontrata sipërmarrjeje; e) personave juridikë, rezidentë dhe jorezidentë, për pagesat e bëra personave jorezidentë; ë) institucioneve shtetërore dhe nëpunësve të administratës shtetërore; f) kontraktorëve të tjerë të tatimpaguesit; g) donatorëve, organizatave ndërkombëtare, organizatave jofitimprurëse, vendase dhe të huaja, për pagesën bërë tatimpaguesve për furnizimin e mallrave dhe të shërbimeve. Neni 63 Përjashtimi nga detyrimi për të dhënë informacion 1. Në rast të hetimit tatimor nga organet e administratës tatimore, kanë të drejtë të refuzojnë dhënien e informacionit, sipas këtij neni, personat e mëposhtëm: a)anëtarët e familjes së tatimpaguesit;
Background image
DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE LEGJISLACIONI TATIMOR 2015 Ligj Nr. 9920, datë 19.5.2008 Rruga: Gjin Bue Shpata b)avokatët, noterët, këshilltarët tatimorë, doktorët, personeli mjekësor, për informacionin, që kanë njohur gjatë veprimtarisë normale profesionale. 2. Personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, me përjashtim të tatimpaguesit, nuk janë të detyruar të japin informacion tek organet e administratës tatimore kur ky informacion mund t’i ekspozojë ata, si dhe anëtarët e shkallës së parë të familjes së tyre për ndjekje penale. Në këtë rast, administrata tatimore duhet ta njohë tatimpaguesin me të drejtën e këtyre personave për të refuzuar dhënien e informacionit, informacion, і cili duhet të regjistrohet dhe nënshkruhet nga personi i interesuar. KREU VII DEKLARATA TATIMORE Neni 64Deklarata tatimore 1. Tatimpaguesi dorëzon deklaratë të plotë dhe të saktë tatimore brenda afateve të përcaktuara në legjislacionin tatimor përkatës. 2. Kur ligji tatimor kërkon dorëzimin e deklaratës tatimore, tatimpaguesi bën vetëdeklarim të shumës së detyrimit tatimor apo të kontributit, pa pritur vlerësimin, njoftimin ose kërkesën nga administrata tatimore dhe e paguan këtë tatim në afatin dhe vendin e përcaktuar në ligjin tatimor përkatës, pavarësisht nga shtyrja e afatit për dorëzimin e deklaratës tatimore. 3. Deklaratat dhe formularët e tjerë, që duhen dorëzuar nga tatimpaguesi, vihen në dispozicion të publikut, pa pagesë, nëpërmjet: a) publikimit në faqen zyrtare të internetit të administratës tatimore;
Background image
Image of page 29

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 67 pages?

  • Fall '19

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture