N� kët� sistem ku kapitalet mund t� qarkullojn� lirisht nga njëri vend në

N? kët? sistem ku kapitalet mund t? qarkullojn?

This preview shows page 51 - 53 out of 218 pages.

janar të vitit 2002 dhe me prirjen e mëvonshme të harmonizimit të sistemeve fiskale. Në këtë sistem, ku kapitalet mund të qarkullojnë lirisht nga njëri vend në tjetrin, problemi i bashkërenditjes dhe harmonizimit fiskal shtrihet mbi tërësinë e detyrimeve fiskale, duke përfshirë edhe ato mbi të ardhurat dhe kapitalet. Shtetet Anëtare duhet të kishin kujdes në përcaktimin e rregullimeve të tyre ligjore duke mos ngarkuar me tatime të ndryshme e të shumta qytetarëtn e tyre në krahasim me ato të vendeve të tjera anëtare në Bashkimin Europian pasi në këtë mënyrë ato do të përballeshin me një emigrim të rrezikshëm. Me miratimin e monedhës së përbashkët euro-s95,dhe me krijimin e kushteve të nevojshme për qarkullimin e lirë brenda Bashkimit Europian, të personave fizikë dhe juridikë, të shërbimeve dhe kapitaleve, problemi i tatimeve të drejtpërdrejta mori një rëndësi akoma më të madhe. Komisioni në Komunikatën e tij "Politika tatimore në Bashkimin Evropian - Prioritetet për vitet e ardhshme"96deklaroi besimin e tij se tatimi mbi të ardhurat personale mund të lihet në diskrecionin e Shteteve Anëtare edhe kur Bashkimi Europian mund të arrij në një nivel më të lartë integrimi. Në të njëjtën kohë, Komisioni pranoi se ndërhyrja e tij mund të ishte e nevojshme vetëm në rastet e mbrojtjes për zbatimin e lirive dhe të Traktateve të cilët eleminonin pengesat e taksave për aktivitetet ndërkufitare. Komisioni gjithashtu do të kishte ndikimin e tij edhe në procesin e bashkërendimit të tatimit mbi të ardhurat personale për të parandaluar tatimin e dyfishtë ose mos-tatimin e paqëllimshëm në situata ndërkufitare, ose për të trajtuar evazionin fiskal ndërkufitar. 94Liria e qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe të personave. 95Di Giorgio G. and Di Noia C., Designing institutions for financial stability: Regulation and Supervision by Objective for the Euro Area,Preliminary Version: November 2000. Fq. 13.96(COM (2001) 260) i 23 maj 2001
Background image
52 Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata Europiane e Drejtësisë. Gjatë praktikës së saj, ajo e ka theksuar vazhdimisht se, në mungesë të harmonizimit, edhe pse tatimet mbi të ardhurat personale i janë lënë në kompetencë shteteve anëtare, ato duhet të respektojnë parimet themelore të Traktatit mbi lëvizjen e lirë të punëtorëve, shërbimeve, kapitalit dhe lirinë e qarkullimit97. Në mënyrë të veçantë, nuk duhet të ketë asnjë diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në bazë të kombësisë dhe as mund të ketë ndonjë kufizim të pajustifikuara. Sipas Aktit Unik Europian, u pranua unanimisht parimi i tatimimit në vendin e banimit. Në këtë rast nuk lind dhe aq shumë nxitja për një politikë harmonizimi tatimesh. kjo kërkesë theksohet sidomos kur kemi një tatim të të ardhurave financiare dhe të përsonave juridikë.
Background image
Image of page 53

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 218 pages?

  • Winter '19
  • marsel sulanjaku

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture