Për sa i përket dimensionit ndërkombëtar, PSAK-u përpiqet të merr parasysh politikat dhe strategjitë përkatëse. Në përgjithësi, hartimi i PSAK-ut u realizua në kontekstin e katër objektivave të përbashkëta të BE-së për të trajtuar sfidat në sistemet e arsimit dhe aftësimit deri në vitin 2020 , të detajuara në Arsimi dhe Aftësimi 2020 (ET 2020)6. •Bërja realitet e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe mobilitetit; •Përmirësimi i cilësisë dhe efikasitetit të arsimit dhe aftësimit; •Promovimi i barazisë, kohezionit social dhe qytetarisë aktive; •Shtimi i kreativitetit dhe inovacionit, duke përfshirë ndërmarrësinë, në të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit. Prioritetet shtesë që rezultojnë nga aktivitetet e vitit 2014 të BE 2020 janë marrë po ashtu në konsideratë. Agjendat sektoriale për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP), (Procesi i Kopenhagës-Bruzhit) dhe Agjenda e përtërirë evropiane për arsimimin e të rriturve (ARr) kërkojnë një identifikim më të detajuar të rezultateve/prioriteteve për periudhën deri në vitin 2020. Janë bërë përpjekje që PSAK-u të lidhet me to, në veçanti me Rezultatet Afat-Mesme të Rigas për AAP7, siç janë: promovimi i mësimit të bazuar në punë dhe në të gjitha format e saj, dhe zhvillimi i mëtejshëm i mekanizmave për sigurimin e cilësisë në AAP në përputhje me rekomandimet e EQAVET. 2Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura & Kapitulli 25: Shkenca dhe hulumtim. 3Qeveria e Kosovë: Programi i qeverisë (2015). 4MAShT: Strategjia e sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar, Prishtinë, dhjetor 2015. 5Udhëzuesi për diversitetin dhe inkluzionin në arsimin parauniversitar (Draft/2015).6Korniza strategjike – Arsim dhe Aftësim 2020 (). 7.
11 Rekomandimet e tjera të politikave të BE-së janë të bazuara në rezultatet e raporteve të fundit nga rrjeti Eurydice8dhe nga CRELL (Qendra e Komisionit Evropian për Kërkime mbi Arsimin dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës)9, dhe këto gjithashtu janë marrë parasysh gjatë procesit të zhvillimit PSAK-ut. Kuadri ligjor dhe politik si pikë referimi për kornizën teorike për PSAK-un 2017 - 2021 Procesi i zhvillimi të PSAK-ut ka reflektuar përcaktimin e BE-së për analiza të qëndrueshme dhe solide të bazuara në dëshmi, si elemente kyçe për diskutime politike të informuara dhe zhvillim të 8‘Profesioni i Mësimdhënies në Evropë: Praktikat, Perceptimet dhe Politikat’, Eurydice (2015). 9Praktikat e mësimdhënies në shkollat fillore dhe të mesme në Evropë: Vështrime nga Vlerësimet e Shkallës së Madhe në Arsim’, CRELL, 2014. Korniza ndërkombëtare Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut 1948 Arsimi për të gjithë 1990 ET2020 Agjenda Evropiane e re për arsimin për të rritur 2011 BE AAP Konkluzionet e Riga-së 2014 Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit 2015 Arsimi 2030 Korniza kombëtare Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2016 Programi Qeveritar 2015 Strategjia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, MAShT 2015 Ligji për Arsimin Parauniversitar 2011