Ne kemi obligim t� ndërtojm� nj� sistem arsimor q� ofron cilësi sepse duam që

Ne kemi obligim t? ndërtojm? nj? sistem arsimor q?

This preview shows page 62 - 64 out of 116 pages.

grupeve shoqërore të margjinalizuara, siç janë: të varfëritë, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Ne kemi obligim të ndërtojmë një sistem arsimor që ofron cilësi , sepse duam që Kosova të jetë një shoqëri e cila zhvillimin e vet e bazon në dije, ndërsa qytetarët e saj të posedojnë njohuri dhe shkathtësi që i bëjnë të punësueshëm, si në vend ashtu edhe jashtë tij. Përmes cilësisë ne e zhvillojmë ekonominë tonë, krijojmë vende pune dhe, në përgjithësi, bëhemi konkurrentë në rajon dhe në botën globale. Prandaj, duhet të fillojmë zbatimin e kurrikulës së bazuar në kompetenca, t’i pajisim shkollat me teknologji të informacionit dhe mjete të konkretizimit, ta përmirësojmë cilësinë e teksteve mësimore dhe, mbi të gjitha, ta përmirësojmë cilësinë e mësimdhënies në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit. Ndërkaq, në arsimin e lartë do t’i fuqizojmë mekanizmat e sigurimit të cilësisë, duke i zbatuar me përpikëri kriteret dhe procedurat e akreditimit, por edhe duke i ndihmuar institucionet e arsimit të lartë që t’i përmbushin standardet e cilësisë. Funksionimi i llogaridhënies është parakusht për mirëfunksionimin e sistemit të arsimit. Përderisa MAShT-i është përgjegjës për ndërtimin e politikave, kurrikula, inspektim dhe, në përgjithësi, për krijimin e kushteve optimale për punë në shkollë, komunat janë përgjegjëse për performancën e shkollave. Ndërkaq, shkolla dhe personeli i saj janë përgjegjëse, para komunitetit, për suksesin e fëmijëve. Prandaj, bashkë me komunat do të ndërtojmë një sistem i cili ofron llogaridhënie funksionale në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit, duke përfshirë përmirësimin e menaxhimit të shkollës, funksionalizimin e sistemit për licencimin e mësimdhënësve, vlerësimin e performancës së shkollës, si dhe rritjen e besueshmërisë së testeve kombëtare që kanë për qëllim vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve. Ky dokument është rezultat i punës ekipore të udhëhequr nga MAShT-i, por me pjesëmarrje të gjerë të gjitha palëve me interes, si: autoritetet lokale, institucionet arsimore, partnerët zhvillimorë, organizatat e shoqërisë civile, e të tjerë. Të gjithëve u jemi shumë mirënjohës për kontributin e tyre. Një falënderim i veçantë i takon Projektit të GiZ për Ngritjen e Kapaciteteve në Arsimin Themelor (GIZ-CDBE), kompanisë gjermane PEM dhe Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) që kanë mbështetur procesin e planifikimit nga fillimi deri në përfundimin e tij të suksesshëm. Prishtinë, korrik 2016 Prof. Dr. Arsim Bajrami, ministër
Image of page 62
3 Falënderime MAShT dëshiron të shpreh mirënjohje për Projektin e GIZ për Ngritjen e Kapaciteteve në Arsimin Themelor (GIZ-CDBE) i cili mbështeti hartimin e këtij dokumenti; për kontributin e Grupit Bërthamë të MAShT-it, të anëtarëve të Grupit Plenar dhe të anëtarëve të grupeve punuese, për kontributin e partnerëve zhvillimorë, si dhe të shumë palëve të tjera që i kushtuan kohë dhe energji zhvillimit të strategjisë; si dhe për punën e zellshme të ekipit PEM-KEC, të cilët kanë mbështetur të gjithë procesin. Po ashtu, MAShT shpreh mirënjohje për mbështetjen nga projekti i financuar nga Bashkimi
Image of page 63
Image of page 64

You've reached the end of your free preview.

Want to read all 116 pages?

  • Spring '19
  • Arber Berisha

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture

  • Left Quote Icon

    Student Picture